Home Lajme nga Shqiperia Gjenden pa jetë dy të moshuar në Tiranë

Gjenden pa jetë dy të moshuar në Tiranë

10
0

Dy të moshuar janë gjetur pa shenja jete në banesën e tyre në Tiranë në zonën e quajtur “Nënstacioni i Selitës”.

Çifti u gjet nga nipi, i cili njoftoi dhe policinë. Sipas informacionit deri tani, dyshohet se burri është vetëvarur, ndërsa gruaja është gjetur pa ndjenja.

Stafi i ambulancës ka konfirmuar se të dy ndërruan jetë.

Në njoftimin e policisë thuhet se ende po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleMASH Maqedoni: Regjistrimi online i nxënësve ka funksionuar, shkollat profesionale më të kërkuarat
Next articleGazetari rus shet medaljen e Çmimit Nobel për 103 milionë Dollarë