Home Sport Giggs dorëhiqet si trajner i Uellsit

Giggs dorëhiqet si trajner i Uellsit

13
0

12:45 21/06/2022

48-vjeçari vendosi të largohet pasi pret të dalë përpara gjykatës sepse akuzohet për dhunë ndaj ish të dashurës

Rajan Gigs konfirmoi se është dorëhequr nga detyra e trajnerit të kombëtares së Uellsit. Ish-futbollisti i Mançester Junajtid po pret të dalë përpara gjykatës pasi akuzohet për kontroll, sjellje imponuese dhe dhunë ndaj ish të dashurës së tij dhe motrës së saj.

48-vjeçari ka deklaruar se është i pafajshëm. Gjyqi në gjykatën e Mançesterit ishte përcaktuar të niste më 24 Janar, por u shty më 8 Gusht. Kjo bëri që tekniku të vendoste të dorëhiqej tani.

Në deklaratën e tij, Gigs tha se Federata Uellsiane, stafi i trajnerëve dhe lojtarët duhet të përgatiten për Kupën e Botës pa qenë nën presion dhe të pandikuar nga spekulimet dhe se ai nuk do që përgatitjet e përfaqësueses të preken nga kjo ngjarje.

48-vjeçari u largua si trajneri Uellsit në Nëntor të 2020 përkohësisht. Federata e futbollit e Uellsit e pranoi dorëheqjen e Gigsit, ndërsa vlerësoi punën e tij si edhe vendimin, që e konsideroi në të mirë të futbollit uellsian.

Klan News




Huazuar nga

Previous articleOsmani: Maqedonia formalisht ende nuk e ka marrë propozimin francez për kontestin me Bullgarinë
Next articleMarrëveshja me Serbinë për energjinë, Kurti: Lajm i mirë, vendit i është shkaktuar dëm i madh nga mosinkasimi