Home Lajme nga Kosova 13 raste të reja me COVID-19, për 24 orë

13 raste të reja me COVID-19, për 24 orë

8
0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 160 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjithashtu sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët janë dhënë 47 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.197 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.078 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.304.

Në total numri i rasteve aktive është 119. /Telegrafi/ 




Huazuar nga

Previous articleKovaçevski, Rama dhe Vuçiq në takim të jashtëzakonshëm: Nesër do të vendosim për pjesëmarrjen tonë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor
Next articleForumi Global i Nikotinës, Farsalinos: 1.1 miliardë duhanpirës, situata shqetësuese që kërkon zgjidhje të bazuar në shkencë