Home Sport Tirana në miqësoren e dytë

Tirana në miqësoren e dytë

10
0

17:20 20/06/2022

Bardheblutë fitojnë 2-0 me Shkupin

Në ndeshjen e dytë miqësore gjatë fazës përgatitore në Turqi, Tirana fitoi 2 – 0 me Shkupin, kampione e Maqedonisë së Veriut. Trajneri Orges Shehi aktivizoi nga minuta e parë afrimet e verës Albano Aleksin dhe Florent Hasanin. Pas pjesës së parë pa gola, por me raste Tirana festoi në të dytën.

Taulant Seferi i dha një top të favorshëm, Vesel Limajt, i cili u tregua i vendosur deri në fund të aksionit, duke zhbllokuar rezultatin. Më pas ishte radha e Seferit të gjente rrugën e rrjetës, pasi mori një top të gjatë nga mesi i fushës.

Tirana do të qëndrojë në Turqi edhe për disa ditë, ku ka parashikuar edhe 2 takime të tjera  miqësore, me skuadrën rumune Hermannstadt dhe atë turke Fenerbahche.

Kjo fazë do të shërbejë shumë për përshtatjen e ekipit para ndeshjeve të kupave të Europës. Tirana e nis nga turi i parë kualifikues i Champions League ku do të luajë me ekipin nga Luksemburgu, Dudelange.

Tv Klan




Huazuar nga

Previous articleDëshmitari thotë se s’kishte vërejtur nëse i akuzuari kishte planifikuar vrasjen e tani të ndjerit në Pejë
Next articleDita Ndërkombëtare e Refugjatëve shënohet përmes aksionit “Unë isha refugjat”