Home Lajme nga Shqiperia Shoferët deri në 24 vjeç shkaktojnë më shumë aksidente

Shoferët deri në 24 vjeç shkaktojnë më shumë aksidente

9
0

21:20 20/06/2022

INSTAT: Grupmoshat e reja në 86% të rasteve janë fajtorë. Këmbësorët më të edukuar

Në rreth 87% të rasteve, aksidentet rrugore shkaktohen si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjeteve. Instituti i Statistikave bën të ditur se numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha deri në 24 vjeç.

Sipas INSTAT për pesë muajt e parë të vitit ka një rënie të numrit të aksidenteve me 36.6% si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Në raportin e përmuajshëm INSTAT njofton se nga Janari në Maj aksidentet janë ulur me 11.7%, pasi numërohen 483 aksidente rrugore nga 547 që ishin të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë kësaj periudhe janë aksidentuar 680 persona, nga 714 që ishin vitin e shkuar, ndërsa kanë humbur jetën 75 persona nga 90 të vdekur në të njëjtën periudhë të 2021.

Ndërkohë sipas INSTAT, edhe në Maj pati rënie të ngjarjeve rrugore, konkretisht 106 nga 120 Majin e vitit të shkuar. Gjatë muajit që lamë pas janë plagosur rëndë dhe lehtë 137 qytetarë, ndërsa 19 të tjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Prej 1 Janarit policia rrugore ka ndëshkuar një numër të lartë drejtuesish mjetesh, që janë konstatuar me shkelje rrugore. Burimet bëjnë me dije se janë tërhequr 9,902 patenta, janë arrestuar 1,311 shoferë, si dhe janë vendosur edhe 331,811 masa administrative.

Klan News




Huazuar nga

Previous articleBushati: Rama synon të rekrutojë oligarkët e Kosovës për t’ia kundërvënë Kurtit
Next articleMë 23 qershor qytetarët e Tërnocit të Bujanocit do të votojnë për herë të katërt