Home Lajme nga Kosova Rama takon edhe kreun e PDK-së, Memli Krasniqi

Rama takon edhe kreun e PDK-së, Memli Krasniqi

13
0

Pas një agjende me shumë aktivitete dhe pas mbledhjes së dy qeverive, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka përmbyllur vizitën e tij në Kosovë në takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Krasniqi dhe Rama janë parë së bashku në qendër të Prishtinës, teksa po pinin kafe e diskutonin së bashku.

Rama gjatë ditës së djeshme ka vizituar disa kompani prodhuese të Kosovës, e në mbrëmje qëndroi në Burojë të Skenderajt, ku ka vizituar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në mëngjese sot Rama e ka takuar edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.




Huazuar nga

Previous articleMushkolaj: Kurti për bizneset mendon si kur ishte në opozitë
Next articleRefugjatët ukrainas pritet të rrisin fuqinë punëtore në BE