Home Lajme nga Maqedonia MPB Maqedoni: Tre pensionistë mbi 75 vjeç janë përleshur në rrugë, kanë...

MPB Maqedoni: Tre pensionistë mbi 75 vjeç janë përleshur në rrugë, kanë prishur rendin dhe qetësinë publike

16
0

Tre pensionistë nga Shkupi mbi moshën 75 vjeçare janë përleshur në fshatin Pestani në orën 4 të mëngjesit

Tre banorë të Shkupit, të gjithë mbi 75 vjeç, kanë prishur rendin dhe qetësinë publike në orët e para të mëngjesit të djeshëm, kur po grindeshin me njëri tjetrin në afërsi të fshatit Pestani të Ohrit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme

“Me datë 20 Qershor 2022 në ora 04.45 në Sektorin për Punë të Brendshme në Ohër është raportuar se në afërsi të vendbanimit Pestani është prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike ndërmjet S.D (75 vjeçar) dhe M.L.(77 vjeçar) në njërën anë dhe A.L (76 vjeçar) nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi”, thonë nga policia.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të treve do të ngrihet kallëzimi përkatës.




Huazuar nga

Previous articleSi u bind Inter për Kristjan Asllanin
Next articleRudiger prezantohet te Reali – Tv Klan