Home Lajme nga Maqedonia Kishte vjedhur gjashtë motoçikleta, arrestohet një person në Tetovë

Kishte vjedhur gjashtë motoçikleta, arrestohet një person në Tetovë

13
0

MPB Maqedoni informon se më 19.06.2022 rreth orës 12:10 në Tetovë, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë kanë zbardhur gjashtë vjedhje të motoçikletave dhe kanë arrestuar V.N (26) nga Tetova.

Siç thonë nga MPB, ai dyshohet se muajin e kaluar dhe këtë muaj ka marrë ilegalisht gjashtë motoçikleta, tre prej të cilave iu gjetën në banesë.

“Motoçikletat e gjetura u janë kthyer pronarëve, dhe kundër V.N. do të vijojë një parashtrim i duhur sipas neneve 235 dhe 236 të Kodit Penal”, thonë nga MPB Maqedoni.




Huazuar nga

Previous articleAksion anti-drogë në Shkodër, arrestohen 6 persona dhe shpallen në kërkim 8 të tjerë
Next articleKurti në hapje të mbledhjes së përbashkët: Kur nuk ekzistojnë problemet politike, suksesi i përbashkët është i garantuar