Home Lajme nga Shqiperia Dyfishohen të infektuarit me Covid në 1 javë

Dyfishohen të infektuarit me Covid në 1 javë

14
0

17:00 20/06/2022

Mjekët: Të pavaksinuarit nuk po e kalojnë lehtë

Në mënyrë të papritur koronavirusi ka dyfishuar numrin e personave te infektuar brenda një jave. Aktualisht numërohen 791 të infektuar nga 324 që ishin të hënën e shkuar. Mjekët në qendra shëndetësore thonë se çdo ditë rastet rriten, ndërsa shifrat janë dhe më të larta.

Numri i rasteve të evidentuar me Covid është në rritje dhe ajo që ndodh është që nëse një pjesëtar i familjes është diagnostikuar me Covid dhe pjesëtarët e tjerë që kanë shenja të ngjashme shpesh e refuzojnë ose neglizhojnë për të bërë tamponin. Është pjesa që nuk duket e sëmundjes se ajo që duket është në rritje”

Në shumicën e rasteve, të infektuarit janë të rinj të pavaksinuar, të cilët po e kalojnë sëmundjen në forma jo të lehta.

Simptomat e sëmundjes në persona kryesisht të pavaksinuar janë të  rënda, ka një dekurs të zgjatur me temperaturë mbi 5 ditë në vlera 38-38 persistentë të padominuar nga mjekimi por kemi dhe mjaft raste që kanë shfaqur komplikacione pas kalimit të kësaj viroze”

Apeli i mjekëve është për vaksinim, kryesisht te të rinjve, një pjesë e mire e të cilëve janë të paimunizuar.

Mes të ifektuarve ka edhe të vaksinuar, por mjekët referojnë se ata po e kalojnë më lehtë dhe në kohë më të shkurtër sëmundjen. Sipas të dhënave zyratre të Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në vend janë injektuar mbi 2 milionë e 880 vaksina. Rreth 54% e popullatës ka marrë dy doza.

Tv Klan

Të ngjashme




Huazuar nga

Previous articleRama viziton fabrikat e Devolli Corporation, ritheksohet përkrahja për “Ballkanin e Hapur”
Next articleDimitrov: Maqedonia nuk duhet ti pranoj kërkesat bullgare përderisa ata vendosin dilema mbi identitetin tonë