Home Lajme nga Bota Bie qeveria në Izrael

Bie qeveria në Izrael

11
0

Vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Izraeli do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Gati 1 vit nga ardhja në pushtet, kryeministri Naftali Bennet detyrohet të largohet, pasi ka humbur mbështetjen e koalicionit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kabineti qeveritar, i cili ka njoftuar se javën e ardhshme Kuvendi do të mbajë një seancë për shpërbërjen e qeverisë aktuale. Në këtë seancë pritet që rolin e kryeministrit të përkohshëm të vendit ta marrë ministri i Jashtëm aktual, Yair Lapid.

Zgjedhjet e reja parlamentare priten të mbahen në tetor ose nëntor të këtij viti dhe do të ishin të 5-tat për Izraelin në tri vitet e fundit.

The post Bie qeveria në Izrael appeared first on Tv Klan.


Huazuar nga

Previous articleDenoncimi i organizatës që monitoroi testin e Maturës dhe Arritshmërisë – Kopjimi është masiv
Next articleNeymar mendon tërheqjen nga Kombëtarja