Home Lajme nga Shqiperia Aksion anti-drogë në Shkodër, arrestohen 6 persona dhe shpallen në kërkim 8...

Aksion anti-drogë në Shkodër, arrestohen 6 persona dhe shpallen në kërkim 8 të tjerë

11
0

Policia e Shkodrës ka kryer së fundmi kontrolle masive në të gjithë territorin, me qëllimin parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Në përmbyllje të operacionit policor anti0kanabis i koduar “Vallas”, policia ka arrestuar gjashtë shtetas dhe ka shpallur në kërkim tetë të tjerë, bashkëpunëtorë në veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

“Gjenden dhe sekuestrohen, në banesën e njërit prej të arrestuarve, 246 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, konstatohen dhe asgjësohen me anë të djegies, nga ana e shërbimeve të Policisë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në afërsi të kësaj banese, në fshatin Vallas, Shkodër, si dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis, në proces tharjeje”, ka shtuar policia.

Policia e Shtetit ka publikuar sot edhe një video nga operacioni. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleBujqit në Maqedoni kërkojnë rregullimin e çmimit të grurit
Next articleKishte vjedhur gjashtë motoçikleta, arrestohet një person në Tetovë