Home Lajme nga Shqiperia 22 shtetas të huaj marrin nënshtetësi shqiptare

22 shtetas të huaj marrin nënshtetësi shqiptare

10
0

16:22 20/06/2022

Veliaj: Tirana, qytet i destinuar të rritet

Njëzet e dy shtetas të huaj janë betuar përpara kryebashkiakut Erion Veliaj për besnikëri ndaj Shtetit Shqiptar, duke marrë zyrtarisht edhe nënshtetësinë shqiptare, mes tyre edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Në këto 102 vjet si Kryeqytet ne kemi pasur një eksperiencë të jashtëzakonshme – nisi si një qytezë e vogël, kurse sot është edhe Kryeqyteti Europian i Rinisë. Qyteti vjet u rrit me 32 mijë banorë, ose ndryshe 10 mijë apartamente dhe 10 mijë makina. Tirana është një qytet, i cili vetëm rritet dhe shërbimet ndaj qytetarëve kërkojnë standardet që kemi vendosur këto vite”,

Për Veliajn marrja e shtetësisë shqiptare duhet konsideruar si një mision për progres dhe për të çuar përpara ambiciet e vendit tonë.

“Rëndësia për të pasur qytete progresive, qytete me mendje të hapur, qytete ku ne gjejmë arsyet që na bashkojnë, jo të shikojmë dallimet që kemi me njëri-tjetrin, janë qytetet e të ardhmes! Ndaj, më vjen mirë që sot, 22 shtetas të rinj i bashkohen qytetit tonë, shtetit tonë, edhe misionit tonë për një Shqipëri që bën progres, edhe për një vend që modernizohet dita ditës”,

Pas leximit të formulës, 22 shtetasit nga Kosova, SHBA-të, Egjipti, Turqia dhe Siria, nënshkruan edhe aktin e betimit.

Tv Klan




Huazuar nga

Previous article“Luftimi i dezinformimit” – Telegrafi, media më e besuar dhe e klikuar në Kosovë
Next articleMarin: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë vendin në BE, pengesat duhet të tejkalohen