Home Lajme nga Shqiperia Trafik i rënduar në daljen e qyteteve bregdetare

Trafik i rënduar në daljen e qyteteve bregdetare

9
0

19:08 19/06/2022

Policia apelon: Përdorni rrugët alternative

Edhe kjo e diel ka sjellë trafik të rënduar në akset që lidhen me qytetet bregdetare.

Aksi nga Radhima në Vlorë pati gjithashtu radhë të gjata automjetesh që ktheheshin nga plazhet në orët e pasdites.

Ndërsa këto pamje janë nga qyteti i Durrësit. Pushuesit që lënë bregdetin janë të detyruar të durojnë në trafik për shkak të fluksit të automjeteve.

Edhe në Lezhë kjo e diel ka sjellë sërish trafik të rënduar.

Për shkak të fluksit të automjeteve dhe për të shmangur trafikun, Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin rrugë alternative për hyrje daljet nga zonat bregdetare.

Edhe javën e kaluar fundjava solli trafik të rënduar automjetesh në hyrje dalje të qyteteve bregdetare. Pushuesit ishin të detyruar të qëndronin me orë të tëra në trafik për shkak të fluksit të automjeteve.

Tv Klan




Huazuar nga

Previous article“I gjithë stafi që kisha vitin e kaluar, kanë ikur nga Shqipëria”, fillim i vështirë sezoni për disa resorte turistike
Next articleVeshje me përbërje ushqimore – Tv Klan