Home Lajme nga Shqiperia Spilleja vuan për krahun e punës

Spilleja vuan për krahun e punës

9
0

16:28 19/06/2022

Nisja e sezonit veror me probleme dhe për stacionet e plazheve

Zonat bregdetare kanë pritur fluksin e parë të pushuesve për këtë sezon veror.

Po nga ana tjetër menaxhuesit e stacioneve të plazhit po përballen jo vetëm me çmimet e larta, por edhe mungesë të fuqisë punëtore. Stafi që Gusti Hoxha, pronar i një stacioni plazhi në Spille, kishte të punësuar një vit më parë është larguar i gjithi nga Shqipëria. Tashmë rekrutimi për sezonin e ri është bërë gjithnjë e më i vështirë.

Fare pak biznese kanë arritur të gjejnë staf pune, ndaj pjesa më e madhe e menaxherëve janë detyruar të punojnë vetë me orar të zgjatur.

Në plazhin e Spillesë janë 50 stacione që kanë marrë leje për shfrytëzimin e vijës bregdetare, megjithatë mungesa e fuqisë punëtore duket se do ta shoqërojë këtë sezon veror.

Tv Klan




Huazuar nga

Previous articleÇavusoglu i premton Kurtit: Turqia nuk do të lejojë që Ballkani të kthehet në vitet e errëta të ’90-ta
Next articleTrusti, tarifat e energjisë, nafta, Hoti akuzon Qeverinë për thellim të krizës ekonomike