Home Lajme nga Maqedonia Shkup: Gjobiten 40 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 7 prej...

Shkup: Gjobiten 40 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 7 prej tyre pa patentë shofer

8
0

Ministria e Punëve të Brendshme dje më datë 18 Qershor 2022 ka vazhduar me kontrollet aksionare në trafik.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 80 gjoba, nga të cilat 40 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, shtatë gjoba për drejtim mjeti pa patentë shofer dhe dy për kalim të sinjalistikës së mbyllur, semafor i kuq.

Tri masa për kundërvajtje të drejtuesve të motoçikletave si dhe tre masa për përdorim të celularit.

Kontrollet aksionale vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.




Huazuar nga

Previous articleRusia po dërgon trupa ushtarake shtesë në Severodonetsk
Next articleMinistri i Jashtëm turk: Turqia mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës dhe dialogun me Serbinë