Home Lajme nga Bota Shit-blerje makinash për t’i bërë ballë inflacionit

Shit-blerje makinash për t’i bërë ballë inflacionit

10
0

19:40 19/06/2022

Qytetarët turq gjejnë zgjidhjen. Çmimi rritet vazhdimisht

Për t’i bërë ballë inflacionit që u është rikthyer niveleve rekord të viteve ’90 me 73.5%, shumë qytetarë turq kanë gjetur një zgjidhje të arsyeshme. Blenë automjete të përdorura dhe i shesin sapo çmimi rritet.

E bleva këtë makinë si investim, për rreth 44 mijë Dollarë. Çmimi do të rritet me 20% për rreth 2 orë. Do ta shes sapo çmimi të rritet”, u shpreh një qytetar.

Me rritjen e inflacionit edhe çmimi i automjeteve ka prekur qiellin, duke u rritur me 27% nga Prilli në Maj. Qytetarët e shohin më me leverdi shit-blerjen e automjeteve sesa t’i depozitojnë në banka ku norma bazë e interesit është 14%, çka sipas tyre ka një ndikim të papërfillshëm në ruajtjen e vlerës së parave të tyre.

Forma të tjera për ruajtjen e vlerës së parave janë edhe këmbimi i lirave në Dollarë, Euro, ar apo edhe blerja e banesave. Rritja e çmimeve të karburanteve, energjisë dhe ushqimit për shkak të luftës në Ukrainë ka patur ndikim të rëndësishëm në rritjen rekord të inflacionit, me të cilin ekonomia turke përballet prej vitesh.

Tv Klan




Huazuar nga

Previous articleOsmani: Nekibe Kelmendi pavarësisht sfidave, gjeti kurajon që tërë jetën e saj t’ia kushtoj angazhimit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
Next articleLufta në Ukrainë do të jetë e gjatë