Home Lajme nga Bota Projeksionet: Macron humbet shumicën parlamentare

Projeksionet: Macron humbet shumicën parlamentare

12
0

20:14 19/06/2022

Më pak se dy muaj pasi u rizgjodh president, Emmanuel Macron është drejt humbjes së shumicës parlamentare, pas një performance të fortë nga partitë rivale.

Sipas projeksioneve të para, koalicioni i qendrës Ensemble është në rrugë të mbarë për të fituar zgjedhjet parlamentare që u mbajtën këtë të diel, por do të humbasë dhjetëra vende në parlament dhe Macron do t’i duhet të luftojë për të çuar përpara reformat.

Projeksionet parashikojnë se aleanca e drejtuar nga Jean-Luc Mélenchon ka siguruar vendin e dytë, por edhe partia e ekstremit të djathtë e Marine Le Pen raportohet të ketë performuar mirë.

Macron kishte më shumë se 300 vende në parlament dhe mundi bindshëm partinë e Le Pen në zgjedhjet presidenciale, që u mbajtën në Prill. Për të ruajtur shumicën e tij të plotë, atij i duheshin 289 vende, por parashikimi i së dielës është rreth 210 deri në 250 vende, që është më keq se sa pritej.

Aleanca e ekstremit të majtë e Jean-Luc Mélenchon, e quajtur Nupes, do të fitojë 150 deri në 180 vende./tvklan.al




Huazuar nga

Previous articleNë vendkalimin kufitar Tabanovcë pritje deri në 30 minuta për hyrje në Maqedoni
Next articleRonaldinho vs Roberto Carlos, 22 gola në përballjen e legjendave në Miami