Home Lajme nga Shqiperia Panik në Vatikan, shqiptari çan rrethimin e policisë si në filma

Panik në Vatikan, shqiptari çan rrethimin e policisë si në filma

12
0

Një 39 vjeçar ka shkaktuar një kaos të vërtetë në rrugët e Vatikanit në Itali, duke ngritur në alarm policinë italiane, e cila e ka ndjekur për minuta të tëra në rrugët e qytetit të shenjtë.

Sipas mediave italiane, shqiptari sin ë skenat e filmave ka çarë rrethimin prej hekuri me një makinë tip BMW pranë Vatikanit, për t’iu larguar mjeteve të policisë që e ndiqnin.

Gjatë ndjekjes është dëgjuar dhe një e shtënë arme e cila mendohet se ka ardhur nga policia, e cila tentoi të godiste gomat e makinës që drejtonte shqiptari.

Më pas, shqiptari ka vijuar arratinë e tij deri në rrugën Gregorio VII ku është përplasur me një mjet të policisë që ishte vendosur për të bllokuar rrugën.

Ai hodhi nga dritarja një portofol dhe një orë.

Forcat e policisë iu afruan shqiptarit te dritarja e mjetit dhe e neutralizuan me një pistoletë paralizuese. Tani ai ndodhet në spital bashkë me dy oficerë, ndërkohë që nuk dihet identiteti i tij./A2 CNN




Huazuar nga

Previous article22 vjeçari i mbytur në bregdetin e Malit të Zi është nga Tetova
Next articleDita e Babait, Veliaj i bashkohet aktiviteteve me fëmijët te Parku Rinia