Home Lajme nga Maqedonia Në ambientet e Qeverisë së Maqedonisë po zhvillohet takimi me partnerët e...

Në ambientet e Qeverisë së Maqedonisë po zhvillohet takimi me partnerët e koalicionit

7
0

Në ambientet e Qeverisë janë mbledhur partnerët e koalicionit qeverisës.

Prezent është kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ai i BDI-së, Ali Ahmeti, zëvenëskryeministri i parë, Artan Grubi, kreu i Alternativës Afrim Gashi, kryetari i PLD-së Goran Milevski dhe përfaqësues të partive tjera të koalicionit.

Sipas Kovaçevskit dje u bë e ditur se në takim do të unifikohet mendimi që zgjedhjet e ardhshme të mbahen në vitin 2024, pavarësisht kërkesave të opozitës.

Kovaçevski sqaroi se do të flitet për menaxhimin me krizën shtetërore, pasuar nga ajo ushqimore dhe energjetike shkaku i luftës në Ukrainë.

Kryeministri tha se nëse është nevoja mund të diskutohet edhe çështja e propozimit francez për çështjen e hapur me Bullgarinë.




Huazuar nga

Previous article​Fushë-Kosova që tri javë pa pediatër
Next articleRusia redukton gazin, Gjermania thirrje për kursim të energjisë