Home Lajme nga Maqedonia Mickoski: Nuk do t’i votojmë ndryshimet kushtetuese që bullgarët të jenë pjesë...

Mickoski: Nuk do t’i votojmë ndryshimet kushtetuese që bullgarët të jenë pjesë e saj

9
0

Kryetari i partisë opozitare OBRM-PDUKM ka komentuar propozimin francez që ka qarkulluar në mediat vendore, e që sipas tij cënon rëndë identitetin dhe kulturën e shtetasve të Maqedonisë.

“OBRM-PDUKM-ja nuk do të votojë ndryshim të Kushtetutës për të plotësuar kërkesat bullgare”, ky është qëndrimi i prerë i liderit të kësaj partie, Hristijan Mickoski, mendim të cilin e tha edhe në protestën e një dite më parë.

Ai i bëri thirrje kryeministrit të mos e pranojë propozimin francez.

“Refuzoje këtë propozim. Një herë në jetë merr guxim dhe ki dinjitet. Mos e dëgjo mentorin. Mos i dëgjo ata që thonë se ta mbajnë qeverinë. Dua edhe një herë të jem i qartë, 80 deputetë, 2/3 e ndryshojnë Kushtetutën. Kjo varet nga OBRM-PDUKM-ja. Deri sa unë jam kryetar i kësaj partie nuk do të ndryshohet Kushtetuta që kërkesat bullgare të jenë pjesë e saj”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM-së.

Ndryshe nga Mickoski, partnerët e koalicionit qeveritarë sot nuk pranuan të komentojnë propozimin francez pa dhënë një mendim vendet anëtare të BE-së.




Huazuar nga

Previous articleRonaldinho vs Roberto Carlos, 22 gola në përballjen e legjendave në Miami
Next articleSëmuret pasagjeri që po vinte në Kosovë, aeroplani nga Zvicra bën ulje emergjente