Home Sport Luiza Gega kampione e Ballkanit

Luiza Gega kampione e Ballkanit

8
0

12:15 19/06/2022

Atletja shqiptare fiton medalje ari në Rumani dhe vendos rekord kampionati në garën e 3000 m me pengesa

Atletja shqiptare Luiza Gega arrin një tjetër sukses në pistë dhe fiton medalje të artë. Ajo u shpall kampione e Ballkanit në eventin e organizuar në Kraiova të Rumanisë.

Gega, vendosi edhe një rekord kampionati në garën e 3000 metrave me pengesë me kohën 9 minuta 17 sek 91 të qindta. Kjo është koha e dytë më e shpejtë e realizuar deri më tani nga atletja shqiptare.

Gega shprehu kënaqësinë për këtë sukses të arritur në profilin e saj në Instagram.

Shumë e lumtur për fitoren, për ndjesinë e mirë gjatë garës dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e radhës. Faleminderit të gjithëve që vazhdojnë dhe mbështesin rrugëtimin tim”, tha ajo.

Gega vazhdon me formën e saj shumë të mirë, ndërsa tregoi edhe një herë se është atletja më e mirë e rajonit.

Më 6 Qershor, 33-vjeçarja realizoi kohën e saj më të mirë në eventin “Continental Gold Tour” të organizuar në Holandë, ku zuri vendin e dytë, si edhe theu rekordin kombëtar.

Klan News




Huazuar nga

Previous articleShtohet numri i qendrave shëndetësore në zonat turistike në Shqipëri
Next article15 raste të reja pozitive me COVID-19 për 24 orë