Home Sport Dembele do garanci te Chelsea

Dembele do garanci te Chelsea

14
0

22:20 19/06/2022

Ousmane Dembele është i interesuar që të transferohet te Çelsi, por kërkon garanci nga trajneri Tomas Tuhel, se ai do të jetë titullar te “blutë”. Tekniku gjerman e shikon sulmuesin francez si zëvendësuesin e Romelu Lukakut, që është pranë rikthimit tek Interi pas një sezoni zhgënjyes në “Stemford Brixh”.

Dembele ka dëshirë që të bëhet pjesë e skuadrës londineze dhe që të ndihmojë që Çelsi të fitojë Premier Ligën si edhe Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Ai e njeh mirë punën e Tuhelit, të cilin e ka pasur trajner edhe te Borusia Dortmundi. Sipas tabloidit anglez “The Sun”, 25-vjeçari kërkon që gjermani t’ia konfirmojë vendin e titullarit si edhe se nuk do të lihet në stol, kur në ekip të ketë rotacion.

Francezi nuk ka plotësuar pritshmëritë te Barcelona, që kur u bë pjesë e katalanasve në vitin 2017, pasi u ble nga Borusia Dortmundi për 120 milionë paund.

Në 150 takime, ai ka shënuar 32 gola dhe ka dhënë 34 asiste. Ai ka fituar dy herë La Liga-n dhe 2 herë Kupën e Mbretit. Edhe blaugranat po përpiqen që ta mbajnë futbollistin në “Kamp Nou”.

Klan News




Huazuar nga

Previous articleRama publikon pamje gjatë vizitës në familjen e Hashim Thaçit, iu rrëfen për bisedat në Hagë me ish-presidentin
Next articleMacron humbet shumicën absolute në parlament