Home Lajme nga Kosova Çavusoglu i premton Kurtit: Turqia nuk do të lejojë që Ballkani të...

Çavusoglu i premton Kurtit: Turqia nuk do të lejojë që Ballkani të kthehet në vitet e errëta të ’90-ta

15
0

Kryeministri  Albin Kurti ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Republika e Turqisë është partner, mik dhe aleat i madh i Republikës së Kosovës, tha kryeministri Kurti, ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhënë vendit tonë.

“Ministri Çavusoglu theksoi mbështetjen e Republikës së Turqisë për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, sikurse edhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Ai tha se Turqia e mbështet anëtarësimin e vendit tonë në Këshillin e Evropës dhe se Kosova është vend partner i NATO-s. Po ashtu, theksoi se Republika e Turqisë e  ka shumë të rëndësishme paqen dhe stabilitetin  dhe se nuk do të lejojë që rajoni i Ballkanit të kthehet në vitet e errëta të ’90-ta”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Çavusoglu poashtu vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve.

Duke potencuar stabilitetin institucional dhe indikatorët pozitiv ekonomik, kryeministri Kurti ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për nxitjen e investimeve nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e social, dhe luftimit të krimit dhe korrupsionit.

Ai veçoi synimin e Kosovës për anëtarësim në Partneritetin për Paqe të NATO-s ndërsa theksoi mundësitë për rritje të bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit në takim u diskutua për shumë fusha të bashkëpunimit në ekonomi, energji, siguri dhe mbrojtje. U vlerësuan lidhjet e shumta mes dy vendeve, duke veçuar ato mes qytetarëve, që janë një urë për marrëdhëniet e forta dypalëshe.

Çavusoglu nga ana e tij përmes një postimi në Twitter tha se me Kurtin biseduan rreth bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe të Turqisë.

“Diskutuam modalitetet për ta avancuar bashkëpunimin tonë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Theksova kërcënimin që paraqet organizata terroriste e FETO-s”, shkroi kryediplomati turk. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleRriten dukshëm temperaturat në Evropë, në Maqedoni nga mesjava pritet të arrij vala e të nxehtit
Next articleSpilleja vuan për krahun e punës