Home Lajme nga Shqiperia 139 raste të reja me Covid

139 raste të reja me Covid

5
0

15:20 19/06/2022

Ministria e Shëndetësisë ka informuar për situatën në 24 orët e fundit. Janë kryer 595 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 139 qytetarë, në këto bashki: 97 në Tiranë, 12 në Fier, 10 në Lushnje, nga 5 qytetarë në Divjakë, Vlorë, 4 në Sarandë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë, Himarë, Delvinë.

Janë 791 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,095 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al




Huazuar nga

Previous articleVerstappen niset i pari në Kanada
Next articleKovaçevski: Nuk komentojmë propozimin francez, do të analizohet në kohën e duhur