Home Lajme nga Shqiperia Zjarret, disa bashki pa strukturat e Emergjencave Civile

Zjarret, disa bashki pa strukturat e Emergjencave Civile

8
0

12:46 18/06/2022

Peleshi: Kapacitetet e brendshme ajrore janë të limituara

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka paralajmëruar përballjen e një situate të vështirë nga zjarret gjatë këtij sezoni të verës në Shqipëri.

Në një takim me drejtuesit e bashkive dhe prefektët e Korçës, Elbasanit dhe Beratit, Peleshi deklaroi se një pjesë e bashkive nuk i kanë ngritur ende strukturat e Emergjencave Civile, duke shtuar se problem mbetet funksionimi i zinxhirit të reagimit nga strukturat përkatëse.

“Bashkitë nuk reagojnë, pra neglizhojnë proceset. Sensibilizimi është shumë i rëndësishëm për identifikimin e hershëm edhe për eliminimin e një zjarri potencial dhe pastaj degradon situata.”

Sa i takon mundësisë për ndërhyrje nga ajri dhe kapaciteteve të brendshme për të përballuar emergjencat serioze, Peleshi pohoi se kapacitetet e brendshme ajrore janë të limituara.

“Mundësia financiare e Shqipërisë nuk është për të blerë avionë që kushtojnë 50 mln euro për të shuar zjarret, si dhe kushtojnë akoma më shumë për t’i mirëmbajtur.”

10 milionë Usd për bashkite janë shpërndarë si transfertë të kushtëzuar për përballimin e situatave të zjarreve, por që nuk janë përdorur si duhet.

“Ishulli i Sazanit nuk u dogj, por pati një zjarr i cili ishte serioz sepse Sazani ka një bimësi të egër dhe kjo e bënte të vështirë, pati një angazhim nga forcat e armatosura”.

Zgjidhjen në këtë situatë, Peleshi e sheh tek angazhimi i strukturave vendore dhe përfshirjen e vendit në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, ku së fundmi Shqipëria u bë anëtare.

Tv Klan




Huazuar nga

Previous articleHoxha: Këtë vit ka rritje të pacientëve me tuberkulozë
Next article16 raste të reja me COVID-19 për 24 orë