Home Lajme nga Maqedonia Sarazin: Maqedonia mund të llogaris në mbështetjen e Francës drejt zgjerimit të...

Sarazin: Maqedonia mund të llogaris në mbështetjen e Francës drejt zgjerimit të Unionit

10
0

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, tha në një intervistë televizive se Maqedonia e Veriut mund të llogarisë në mbështetjen e Francës për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë.

Ai u shpreh se nuk është personi i duhur për të folur për letrat franceze, por mund të thotë se francezët punojnë shumë.

“Ata janë të përfshirë në proces dhe duan që negociatat të zhvillohen. Ata bëjnë më të mirën për ta arritur këtë. Kjo dërgon një sinjal shumë të rëndësishëm në rajon. Maqedonia e Veriut mund të llogarisë në mbështetjen e Francës. Franca është vërtet e përkushtuar ndaj procesit të zgjerimit”, tha Sarazin për TV21.

Sarazin poashtu u shpreh se Ideja e një Ballkani të Hapur ka një efekt pozitiv, por ka skepticizëm për sa i përket përfshirjes dhe organizimit.

Ai u shpreh se vendet duhet të shkëmbejmë ide dhe të gjejnë një mënyrë për t’u bashkuar në kushte më të mira.

Por sipas tij, projekti duhet të ketë gjithëpërfshirje dhe duhet të jetë në përputhje me BE-në.




Huazuar nga

Previous articleNë 5 ditë rastet aktive u rritën me 75%
Next articlePropaganda ruse për mercenarët e vrarë në Ukrainë, reagon Vela: Alarmi për dezinformimin rus – të bllokohen informacione të tilla