Home Lajme nga Kosova Sallahu për Vettingun dhe Byronë: Jemi të hapur për bashkëpunim me të...

Sallahu për Vettingun dhe Byronë: Jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë

10
0

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, deklaroi të shtunën si ministri janë të hapur për bashkëpunim me të gjithë, sa i përket procesit të Vettingut dhe Byrosë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Në një postim në Facebook, Sallahu ka thënë se Vettingu nënkupton sistem të drejtësisë të paanshëm e profesional.

Ndërsa, Byroja sipas tij, do t’ia kthejë shtetit e shoqërisë pasuritë e përvetësuara padrejtësisht ndër vite.

“Të dy këto procese i patëm premtuar. Të dyja do t’i realizojmë dhe për këtë jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë”.

“Opinionet e Komisionit të Venecias janë siguria, dëshmia e garancia e implementimit të tyre!”, ka shkruar tutje Sallahu.

Ndryshe, sot kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media, njoftoi për fillimin e reformës siç e quajti ai, substanciale në sistemin gjyqësor, Vettingun dhe Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Kurti në një konferencë për media me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, tha se rivlerësimin dhe verifikimin e aftësive të krerëve të pushtetit gjyqësor e prokurorial e nisin me mekanizmat e jashtëm të pavarur nga çdo ndërhyrje.

“Sot jam para jush për të prezantuar fillimin e reformës substanciale në sistemin gjyqësor, Vettingut dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme…. Të dy këto të vlerësuar lartë edhe nga Komisioni i Venecias që Qeverisë së Kosovës ia ka falur besimin e plotë për të jetësuar reformën e premtuar”, tha kryeministri. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous article​Rriten rastet me COVID-19 në Shqipëri
Next articlePutin: Marrëdhëniet me Ukrainën do të normalizohen