Home Lajme nga Maqedonia Në Shkup po zhvillohet protesta e OBRM-PDUKM-së, kërkohen zgjedhje të parakohshme parlamentare

Në Shkup po zhvillohet protesta e OBRM-PDUKM-së, kërkohen zgjedhje të parakohshme parlamentare

13
0

Nën moton “U bë shumë”, partia opozitare OBRM-PDUKM, sonte filloi një protestë të ashtuquajtur për ndryshim, para ndërtesës së qeverisë së Maqedonisë.

Dhjetëra mijëra qytetarë nga mbarë vendi, anëtarë dhe simpatizues të OBRM-PDUKM-së dhe partnerëve të tyre në koalicion, janë mbledhur para Qeverisë ku pritet edhe fjalimi i kryetarit të partisë, Hristijan Mickoski.

Partia njofton se mesazhi kryesor që do të dërgohet nga tubimi i publik i sontëm është kërkesa për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat sipas OBRM-PDUKM-së janë zgjidhja e vetme e krizës ekonomike dhe politike në të cilën vendi ndodhet.




Huazuar nga

Previous articlePropaganda ruse për mercenarët e vrarë në Ukrainë, reagon Vela: Alarmi për dezinformimin rus – të bllokohen informacione të tilla
Next articleMiratimi i opinioneve nga Komisioni i Venecias, deklaratat e Kurtit e Haxhiut dhe kërkesa e BE-së – zhvillimet e fundit lidhur me Vettingun dhe Byronë