Home Lajme nga Kosova Ministri i Jashtëm turk arrin në Kosovë, Gërvalla e pret në aeroport

Ministri i Jashtëm turk arrin në Kosovë, Gërvalla e pret në aeroport

15
0

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka arritur në Kosovë, në kuadër të turit të tij në Ballkan.

Në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” ministri i Jashtëm turj është pritur nga Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

“Jemi në Kosovën miqësore dhe vëllazërore, ndalesa e fundit e vizitës sonë në Ballkan”, ka shkruar në Twitter Çavusoglu.

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla dhe homologu i saj turk do të zhvillojnë një takim nesër në orën 09:00.

Pas takimit, Gërvalla dhe Çavusoglu do të japin deklaratë për media dhe do t’ju përgjigjen pyetjeve të gazetarëve. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleMiratimi i opinioneve nga Komisioni i Venecias, deklaratat e Kurtit e Haxhiut dhe kërkesa e BE-së – zhvillimet e fundit lidhur me Vettingun dhe Byronë
Next articleAvokatët e vijojnë bojkotin – Tv Klan