Home Lajme nga Kosova Miftaraj, ministres Haxhiu: Komisioni i Venecias tha se propozimi i Qeverisë për...

Miftaraj, ministres Haxhiu: Komisioni i Venecias tha se propozimi i Qeverisë për Byronë ka të meta të mëdha

6
0

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar pas deklaratave të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila të shtunën në një konferencë për media bashkë me kryeministrin Albin Kurti, tha se kanë marrë dritën e gjelbër nga Komisioni i Venecias për të filluar me Vettingun dhe me themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë.

Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj tha se janë dy opinione të këtij Komisioni, një për Vettingun e një për Byronë, por sipas tij, këto dokumente ndryshe po lexohen dhe kuptohen nga politika e ndryshe nga juristët.

Siç deklaroi ai, Vettingu ka marrë dritën e gjelbër, por jo si është kërkuar nga Qeveria e Kosovës.

Ndërsa, sa i përket Byrosë, Miftaraj tha se sipas Komisionit të Venecias, propozimi i Qeverisë ka të meta të mëdha që cenojnë të drejtat dhe liritë themelore.

“Interesant sesi të njëjtat dokumente, lexohen dhe kuptohen ndryshe nga politika, ndryshe nga juristët. Vetting po, por jo si është kërkuar. Sidoqoftë, fillim i mirë, dhe tash kërkesa të zbatohet në praktikë pikë për pikë sipas rekomandimeve në opinion. Sfida, të binden partnerët ndërkombëtare dhe konsensus politik”, shkroi ai.

“Byroja jo si është propozuar. Propozimi i qeverisë ka të meta të mëdha që cenojnë sigurinë juridike, cenojnë sistemin aktual, cenon të drejtat dhe liritë themelore, sipas Komisionit të Venecias”, shtoi Miftaraj.

Ndryshe, ministrja Haxhiu, ka thënë se do të ketë vetting të plotë në sistemin e drejtësisë, duke nisur nga krerët e institucioneve të drejtësisë.

“Vetting do të ketë dhe atë të plotë dhe siç duhet, duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë. Do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me Këshillin Gjyqësor edhe me Këshillin Prokurorial të Kosovës, me partnerët ndërkombëtarë dhe partitë opozitarë që këto reforma të jetësohen”, ka deklaruar Haxhiu. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleTë paktën dy të vrarë në një sulm në Kabul
Next articleVettingu në drejtësi dhe konfiskimi i pasurisë së paligjshme, BE: Të jetë në përputhje me standardet evropiane dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias