Home Lajme nga Maqedonia Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria me projekt të përbashkët për pikëpagesat rrugore

Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria me projekt të përbashkët për pikëpagesat rrugore

13
0

Në Samitin e fundit të Ballkanit të Hapur në Ohër, u ra dakord për të krijuar një sistem të vetëm elektronik të pagesave (ENP) në tre shtete, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.

Shoferët së shpejti do ta paguajnë taksën në mënyrë elektronike, me një pajisje unike TAG, që do të jetë një tjetër lehtësim që do të inicohet në kuadër të kësaj iniciative.

Sipas “Rrugëve të Serbisë”, implementimi i sistemit të ri pritet të ndodh deri në fund të sezonit veror.

Open Balkan ETC është një veprim për të krijuar një sistem të vetëm elektronik të mbledhjes së tarifave në këto tre vende, dhe “Roads of Serbia” thekson se sistemet ENP bazohen në të njëjtën platformë teknologjike, DSRC – komunikim i drejtpërdrejtë me rreze të shkurtër.

“Përdoruesit e pajisjes elektronike të pagesës do të mund të përdorin pajisjen ekzistuese ENP duke e rikonfiguruar atë dhe duke regjistruar kartën e pagesës në një nga pikat e shitjes. Pajisja ENP do të lidhet me kartelën e pagesës së përdoruesit, ndërsa përdoruesi do të mund të zgjedhë nëse do t’i ngarkojë mjetet në valutë kombëtare apo të huaj”, sqarohet në “Rrugët e Serbisë”.

Sipas propozimit aktual, qytetarët e Serbisë në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të përfitojnë 5% zbritje duke përdorur këtë pajisje dhe në mënyrë reciproke për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Për futjen e këtij sistemi, kur bëhet fjalë për vendet pjesëmarrëse, gjegjësisht ndërmarrjet publike që merren me mbledhjen e tarifave, nevojiten përgatitjet e duhura teknike dhe organizative, për të cilat aktualisht po punohet në mënyrë aktive, të cilat përfshijnë ngarkimin e kodeve të reja të antenave për lexim. Pajisjet TAG dhe detaje të tjera. Më pas sistemi do të testohet, ndërsa fillimi i aplikimit pritet gjatë sezonit veror, thonë në “Rrugët e Serbisë”.

Ata shtojnë se sistemi i vetëm me pagesë do të rrisë sigurinë në trafik dhe do të reduktojë bllokimet në autostrada.

Mënyra e re e pagesës së taksës duhet të shkarkojë fluksin e automjeteve në pikat e pagesës dhe përparësia për qytetarët është se nuk do të presin në radhë në pikun e sezonit dhe do të arrijnë sa më shpejt në destinacionin e dëshiruar.




Huazuar nga

Previous articleI nxehti rrit kërkesën për gaz në Europë
Next articleVetoja bullgare krijon shumë ndasi, Radev kundërshton Petkovin ndërsa Shkupi zyrtar nuk tregon detaje për propozimin francez