Home Lajme nga Kosova Krasniqi në Skenderaj për Ditën e Çlirimit: Vend i lavdishëm i mijëra...

Krasniqi në Skenderaj për Ditën e Çlirimit: Vend i lavdishëm i mijëra patriotëve

11
0

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në 23 vjetorin e çlirimit të Skenderajt, me bashkëpunëtorë nga Partia Demokratike e Kosovës ka bërë homazhe tek shtatorja e Komandantit legjendar Adem Jashari në Skenderaj, në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe tek Memoriali i Dëshmorëve në Marinë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi duke nderuar dëshmorët e kësaj komune, u ka uruar qytetarëve të Skenderajt Ditën e Çlirimit.

“Në 23 vjetorin e çlirimit të Skenderajt, vendit të lavdishëm të mijëra patriotëve të dëshmuar ndër dekada, sot, së bashku me udhëheqësit e kësaj komune dhe kolegët nga Partia Demokratike e Kosovës, bëmë homazhe e nderime tek shtatorja e Komandantit legjendar Adem Jashari në Skenderaj, në Kompleksin Memorial të Familjes Jashari në Prekaz, si dhe tek Memoriali i Dëshmorëve në Marinë”.

“Lavdi të përjetshme dëshmorëve e martirëve të lirisë. Urime Ditën e Çlirimit, Skenderaj!”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleDW: Shpresa për lëvizje në dialogun Kosovë-Serbi
Next articleNinova: Radev po aktron patriotin para bullgarëve, për largimin e vetos ndaj Maqedonisë vendos kuvendi