Home Lajme nga Shqiperia Zjarr në spitalin e Sarandës, digjet reparti i radiologjisë

Zjarr në spitalin e Sarandës, digjet reparti i radiologjisë

8
0

Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit në spitalin rajonal të Sarandës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Flakët kanë përfshirë sallën e pajisjeve radiologjike në këtë spital dhe mendohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /A2 CNN/




Huazuar nga

Previous articleRey Manaj kthehet te Barcelona
Next articleBiden akuzon luftën në Ukrainë për inflacionin