Home Lajme nga Maqedonia Xhaferi në takim me përfaqësuesit e lartë revizor: Do të ndjekim praktikat...

Xhaferi në takim me përfaqësuesit e lartë revizor: Do të ndjekim praktikat e vendeve evropiane

11
0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, kishte takim pune me revizorin kryesor shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Maksim Acevski dhe revizorin kryesor shtetëror të Republikës së Kroacisë, Ivan Kleshiq.

Siç njoftojnë nga Kuvendi, Talat Xhaferi e shfrytëzoi rastin për të përsëritur mbështetjen e plotë të dhomës ligjvënëse në drejtim të përforcimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

“Krahas kësaj, takimi ishte një mundësi e shkëlqyer për këmbimin e ideve dhe propozimeve për përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve kryesore revizore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë, me ndjekjen e praktikave pozitive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”.

“Kryetari informoi se në periudhën e ardhshme pritet edhe nënshkrimi i Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe Entit Shtetëror të Revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka do të avancohet akoma më shumë dhe me më shumë cilësi bashkëpunimi dhe do të vendosen marrëdhënie profesionale të qëndrueshme dhe efikase ndërmjet dy institucioneve. Kuptohet, kjo do të kontribuojë në përforcimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit dhe në rritjen e efikasitetit dhe transparencës në harxhimin e parave publike”, thuhet në njoftim.




Huazuar nga

Previous articleGazeta peruane “La Republica”: Mafia shqiptare më e frikshmja në Evropë – pas ekzekutimit të Ergys Dashit, trafikantët ikën në Peru
Next articleElon Musk paditet për mashtrim me “Dogecoin”