Home Lajme nga Bota Viktima nga të shtënat në një kishë në Alabama

Viktima nga të shtënat në një kishë në Alabama

10
0

08:53 17/06/2022

Një sulmues i armatosur hapi zjarr brenda një kishe në Alabama të enjten në mbrëmje, duke vrarë dy persona dhe plagosur një tjetër, përpara se ai të arrestohej, thanë autoritetet.

Sulmi ndodhi në Kishën Episkopate të Shën Stefanit në Vestavia Hills, në periferi të Birmingamit, tha shefi i policisë Shane Ware. Ai tha se policia kishte pranuar telefonatë në orën 18:20, sipas kohës lokale, për një sulmues aktiv.

Ware tha se i dyshuari është arrestuar dhe “nuk ka asnjë rrezik për komunitetit tani për tani”.

Policia nuk e ka identifikuar sulmuesin as viktimat dhe nuk ka ofruar asnjë detaj për sulmin.

Shtetet e Bashkuara janë përballur së fundmi me disa sulme me armë zjarri. Më 14 maj u vranë dhjetë afrikano-amerikanë në një dyqan ushqimor në Bufallo të Nju Jorkut. Një javë më pas, një sulmues vrau 19 fëmijë dhe dy të rritur në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit.

Të shtunën, më 11 qershor, mijëra persona në Uashington u mblodhën duke kërkuar masa më të rrepta për kontrollin e armëve./REL




Huazuar nga

Previous articleLajçak: Mesazhi më i rëndësishëm i Marrëveshjes së Prespës është se çdo problem ka zgjidhje nëse ka vullnet politik
Next articleMoody’s parashikon ngadalësim të rritjen ekonomike në Shqipëri, shkak lufta