Home Lajme nga Bota Varhelyi: Negociatat me BE, çështje ditësh

Varhelyi: Negociatat me BE, çështje ditësh

8
0

15:54 17/06/2022

Pakënaqësi për veton bullgare ndaj Shkupit

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi thotë se mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të jetë çështje ditësh.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryekomisioneren Ursula von der Leyen, Varhelyi tha se shpresonte që kjo konferencë ndërqeveritare të zhvillohej menjëherë.

Sipas tij, nuk duhet pritur më për arsyet e brendshme politike në Bullgari.

Varhelyi shprehu pakënaqësi ndaj qeverisë së Sofjes që po kushtëzon të ardhmen europiane të Maqedonisë së Veriut, për çështje historike e kulturore që nuk lidhen me kriteret që kërkohen për integrimin europian.

Tv Klan




Huazuar nga

Previous article‘Super Tokat’ rreth yllit xhuxh mund të jenë shtëpia e qytetërimeve aliene
Next articleFormalizimi i basteve sportive, Duka takon Kushin