Home Lajme nga Maqedonia Të dielën mblidhet koalicioni qeverisës në Maqedoninë e Veriut

Të dielën mblidhet koalicioni qeverisës në Maqedoninë e Veriut

10
0

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot konfirmoi se të dielën do të mblidhen partnerët e koalicionit qeverisës.

Kreu i Ekzekutivit tha se kryesisht do të flitet për punën që është bërë që nga formimi i Qeverisë së re.

“Të dielën do të ketë takim të partnerëve të koalicionit që janë pjesë e Kuvendit dhe që janë pjesë e Qeverisë, në atë takim secili do ta thotë mendimin e tij. Por normalisht qëllimi i takimit është të bëjmë rikapitulim të i gjithë asaj që është bërë në lidhje me ballafaqimin me krizën muajve të fundit nga formimi i qeverisë së re, pastaj të informojmë për masat që do të merren dhe që tashmë janë përfshirë në ribalanc, po ashtu do të diskutojmë edhe për krizën, atë të energjisë, me rritjen e çmimesh në bursat botërore”, deklaroi mes tjerash Kovaçevski.

Kovaçevski theksoi se do të flitet edhe për zgjedhjet, që sipas tij do të mbahen me rregull, në vitin 2024.

“Normalisht se do të ri konfirmojmë qëndrimin për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta në vitin 2024 bashkë me zgjedhjet presidenciale, ndërsa sa i përket bisedimeve të mëtejme me Bullgarinë dhe bisedimet për aderim në BE, ky koalicion është koalicion evropian”, deklaroi Kovaçevski.




Huazuar nga

Previous articleLiberalizimi i vizave afër? – Pritet të diskutohet në Samitin e Bashkimit Evropian më 23 qershor
Next articleGjykata Supreme refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë ndaj një personi për marrje ryshfeti