Home Kuriozitete ‘Super Tokat’ rreth yllit xhuxh mund të jenë shtëpia e qytetërimeve aliene

‘Super Tokat’ rreth yllit xhuxh mund të jenë shtëpia e qytetërimeve aliene

11
0

15:52 17/06/2022

Zbulimi i dy planetëve të ngjashëm me Tokën që orbitojnë rreth një ylli xhuxh, të cilët janë zbuluar nga NASA, mund të jetë vital për ekzistencën e jashtëtokësorëve.

Ndonëse nuk duken të banueshme për të bërë jetën që ne njohim, ky yll me ekzoplanetët e tij janë ndër sistemet më të afërta me Tokën, vetëm 33 vite dritë larg. Kjo do të thotë se është një sistem i cili mund të studiohet më shumë sepse përveçse mund të ketë planete të tjerë, një prej tyre mund të jetë një zonë e populluar.  

Ka shumë sisteme multi-planetare që kanë rreth vetes 5-6 planetë, sidomos rreth yjeve të vegjël si ky”,  u shpreh astrofizikanti Avi Shporer nga MIT Kavli Institute.

Edhe pse ylli është më i ftohtë dhe më pak i ndritshëm se Dielli ynë, afërsia e planetëve pranë xhuxhit të kuq nënkupton se mund të jenë shumë të nxehtë për të pasur jetë. Njëri prej tyre arrin në 435 gradë Celsius, ndërsa tjetri 284 gradë.

Të dy ndajnë  karakteristika të ngjashme me Tokën tonë.  Kryejnë rrotullime që varojnë nga 2.8-5.7 ditë rreth yllit të tyre, kanë përmasa 1.2-1.5 herë më të mëdha dhe atmosferë 2-3 herë më të madhe, por më pak të dendur. Dy ‘super Tokat” kanë territor shkëmbor./tvklan.al




Huazuar nga

Previous articlePDK do ta dërgojë në Kushtetuese vendimin e Supremes për faturat e energjisë
Next articleVarhelyi: Negociatat me BE, çështje ditësh