Home Lajme nga Kosova Rrebesh shiu në Prishtinë, uji vërshon rrugën te Hani i Dilit

Rrebesh shiu në Prishtinë, uji vërshon rrugën te Hani i Dilit

10
0

Reshjet e shiut në Prishtinë, pasditen e sotme, kanë bërë që disa rrugë të kryeqytetit të vërshohen nga uji.

Telegrafi ka siguruar fotografi nga një rrugë te Hani i Dilit në kryeqytet, ku si pasojë e rrebeeve të shiut, uji ka vërshuar një pjesë të rrugës “Burim Graiçqevci”.

Mbi sipërfaqe kanë dalë edhe ujërat nga kanalizimet atmosferike në këtë rrugë, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për reshje atmosferike gjatë pasdites së sotme me mundësi shkarkimi rrufesh. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articlePo nxirrte rrobat nga lavatriçja, kontakti me energjinë elektrike i merr jetën nënës 20-vjeçare
Next articleMilloshoski publikon fragment nga propozimi për kornizën negociuese të BE-së: Përkeqësime serioze të imponuara si kushte shtesë