Home Lajme nga Bota Po nxirrte rrobat nga lavatriçja, kontakti me energjinë elektrike i merr jetën...

Po nxirrte rrobat nga lavatriçja, kontakti me energjinë elektrike i merr jetën nënës 20-vjeçare

13
0

16:43 17/06/2022

Teksa ka dashur që të nxjerrë rrobat nga lavatriçja, një nënë 20-vjeçare dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike pasi lavatriçja kishte akoma ngarkesë elektrike.

20-vjeçarja, Viviane Rodrigues nga Juazeiro i Brazilit verilindor u dërgua me urgjencë në spital nga bashkëshorti, por për të renë kontakti me energjinë elektrike kishte qenë fatal pasi nuk kishte më shenja jete.  

Pas autopsisë, trupi i saj u dërgua në komunitetin rural të Gameleira do Di në komunën e Campo Formoso, ku jeton familja e saj ku dhe u varros dje. E reja la pas një bashkëshort dhe djalin e vogël. Nuk është tragjedia e vetme që ka ardhur si pasojë e lavatriçes që është raportuar vitet e fundit.

Një fëmijë i vogël vdiq vitin e kaluar pasi pati kontakt me lavatriçen që ishte ndezur. Rreziqet e mundshme të makinave larëse për fëmijët, por edhe për të rriturit janë raportuar gjerësisht./tvklan.al




Huazuar nga

Previous articleProkuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër tre personave të dyshuar për mashtrim
Next articleRrebesh shiu në Prishtinë, uji vërshon rrugën te Hani i Dilit