Home Lajme nga Maqedonia Pendarovski- Piç: Hapja e negociatave do të ndikojë pozitivisht për stabilitetin e...

Pendarovski- Piç: Hapja e negociatave do të ndikojë pozitivisht për stabilitetin e rajonit

6
0

Presidenti Stevo Pendarovski sot në “Vilën Biljana” në Ohër e priti sër Stjuart Piç, përfaqësues i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, me të cilin bisedoi për gjendjet aktuale në rajon në dritën e aktiviteteve të Piçit si përfaqësues i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

“Në atë kontekst, presidenti Pendarovski e theksoi përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për mirëmbajtje të prosperitetit dhe sigurisë së rajonit. Mbretëria e Bashkuar, theksoi presidenti Pendarovski, është mike e dëshmuar e Maqedonisë së Veriut dhe mbështetëse e fuqishme në përmbushjen e qëllimeve të saja strategjike dhe shfaqi pritje për vazhdim të mbështetjes për përforcim të stabilitetit, demokracisë, sundimit të së drejtës dhe përballjes me krimin dhe korrupsionin”, kumtoi kabineti i Pendarovskit.

Në kontekst të aspiratave të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, presidenti Pendarovski theksoi se zhbllokimi i procesit dhe hapja e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut do të ndikojë pozitivisht për stabilitetin e rajonit.

Në takim presidenti Pendarovski dhe përfaqësuesi i posaçëm Piç këmbyen mendime dhe informata lidhur me invazionin rus në Ukrainë, si dhe veprimin e dy shteteve në suaza të Aleancës së NATO-s lidhur me këtë çështje.




Huazuar nga

Previous articleTakimi i Kurtit me veteranët, nga Kryeministria: U bisedua për çështjen e pastrimit të listave dhe mundësitë e bashkëpunimit
Next articleMerr formë lagjja moderne te “5 Maji”