Home Lajme nga Maqedonia Paraburgim për një 22-vjeçar nga Kumanova për shkak të tregtisë me lëndë...

Paraburgim për një 22-vjeçar nga Kumanova për shkak të tregtisë me lëndë narkotike

8
0

Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj një 22 -vjeçari nga Kumanova i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal.

I dyshuari, në tri lokacione të ndryshme në Kumanovë, në mënyrë të paligjshme ka mbajtur lëndë narkotike – marihuanë, si dhe substanca psikotrope metamfetaminë dhe amfetaminë. Në dy shtëpi në rrugën Gjorçe Petrov në Kumanovë, të cilat i ka përdorur edhe në një garazh në fshatin Tromegjë, policia ka gjetur gjithsej 856,6 gramë marihuanë në pako të ndryshme, fara kanabisi, 0,48 gramë amfetaminë, tri tableta metamfetamine, një përzierje e kafeinës dhe paracetamolit, peshore digjitale dhe sende të tjera me gjurmë të drogave narkotike.

Për shkak se ekziston mundësia që ai të arratiset dhe ta përsërisë veprën penale, prokurori publik kompetent deri te gjyqtari paraprak nga Gjykata Themelore në Kumanovë për të dyshuarin ka propozuar caktimin e masës së paraburgimit./Telegrafi/




Huazuar nga

Previous article5 vite vetting, KPK: 535 vendime, të vendosur ta përmbyllim procesin për drejtësinë e re!
Next articleGjobiten 181 shoferë në Shkup, 66 për tejkalim të shpejtësisë