Home Lajme nga Kosova Osmani takohet me presidentin e Maqedonisë së Veriut, flasin për sigurinë në...

Osmani takohet me presidentin e Maqedonisë së Veriut, flasin për sigurinë në Evropë

8
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të premten se është takuar me homologun e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Me të Osmani tha se ka rikonfirmuar raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetjen e ndërsjellë drejt integrimit evropian si dhe qëndrimin tonë të përbashkët në raport me situatën e sigurisë në Evropë.

“Sa më shpejtë që vendet e përkushtuara të Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së, aq më shumë do të pengohet ndikimi rus në rajon nëpërmjet satelitëve të saj”, ka shkruar presidentja në Facebook.

“Me presidentin Pendarovski do ta vazhdojmë komunikimin e ngushtë për t’i përafruar edhe më shumë dy vendet tona”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleSkender Rexhepi: Mandatin e deputetit do ta dorëzoj, nëse i pari e dorëzon Afrim Gashi
Next articleCovid-19: 115 raste të reja dhe asnjë humbje jete