Home Lajme nga Kosova Osmani takohet me Escobar, Peach dhe Sarraz: Integrimi i Kosovës, përgjigje për...

Osmani takohet me Escobar, Peach dhe Sarraz: Integrimi i Kosovës, përgjigje për parandalimin e agjendës ruse

13
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në takime të ndara me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar, Stuart Peach si dhe me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë, Manuel Sarrazin.

Osmani ka thënë se ka rifonfirmuar edhe njëherë qëndrimin se integrimi i Kosovës dhe vendeve të tjera demokratike të rajonit në strukturat euro-atlantike është përgjigja e vetme për ta parandaluar agjendën destablizuese dhe ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj në rajonin tonë.

“Këtë qëndrim e rikonfirmova në takime të ndara me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara, z. Gabriel Escobar, të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar, z. Stuart Peach si dhe me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë, z. Manuel Sarrazin”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Sipas Osmanit, angazhimi i partnerëve të Kosovës në Ballkanin Perëndimor është hapi i duhur drejt rienergjizimit të procesit integrues, i cili siguron paqen e qëndrueshme, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë.




Huazuar nga

Previous articleKovaçevski: Të dielën mbahet takimi me partnerët e koalicionit qeveritar
Next article24 raste të reja me COVID-19 për 24 orë