Home Lajme nga Kosova Osmani në Forumin e Prespës: Të punojmë më shumë për barazinë e...

Osmani në Forumin e Prespës: Të punojmë më shumë për barazinë e grave në çdo nivel

13
0

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është nga vendet me përfaqësim më të madh të grave. Ajo ka theksuar se në periudhën pas shpalljes së pavarësisë, vendi është udhëhequr nga dy gra.

Në Forumin e Prespës për Dialog, ku është diskutuar për rëndësinë e grave në qeverisje, Osmani ka shtuar se përfaqësimi i grave është prioritet për institucionet.

Në këtë forum që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Osmani është shprehur se pjesëmarrja e grave në politikë është shenjë për mençuri të shoqërisë dhe për vizionin e saj.

“Ne duhet të punojmë shumë për librat e historisë për gratë dhe burrat. Një botë kur takimet e biznesit nga gra, një botë kur e bëjmë barazinë gjinore, një botë në të cilën lajmet me gra në fokus. Ende duhet të punojmë më shumë për barazinë dhe për prezantim të grave në çdo nivel… Është problem kryesor në rajonin tonë. Ne navigojmë në një sistem të vlerave ku lidershipe dhe autoritetet si dhe fuqitë janë të asociuara me maskulizmin dhe me meshkujt. Zakonisht në botë janë meshkujt udhëheqës, ndërkaq femrat shihen si roli mbështetës. Ky lloj perspektivi, ka prezantuar një sfidë të drejtpërdrejt të shumë grave që dëshirojnë të jenë në politikë dhe aktiv në procesin e vendimmarrjeve”, ka deklaruar Osmani.

Më tej, ajo ka shtuar se qëllim i përditshëm duhet të jetë participimi për qeverisje, meqë kontribuon në kualitetin e jetës.

“Jam e lumtur të jap një pikturë pozitive në një shoqëri maskulore, Kosova qëndron në një nga vendet me shumë përfaqësim të grave, 35 për qind të deputetëve janë femra, po aq përqindje në qeveri dhe për 14 vjet të pavarësisë sonë, kemi pasur dy gra presidente. Sot qëndroj para jush duke prezantuar si kryetare e një shteti, e cila është nder. Jeta ime ishte e vështirë. Thonin shumë meshkuj që politika nuk është për femra, thonin se do të dështoj, por ka tri gjëra të cilat…  Përkushtim, angazhim dhe guxim. Njeriu duhet të jetë i aftë dhe guximtar të angazhuar për veta, për fëmijët dhe për gratë. Njeriu duhet të ketë pasion për atë dhe punon dhe kur qëllimi nuk është i qartë, nuk është i lehtë”, ka shtuar ajo në Forumin e Prespës për Dialog.

Në Forumin e Prespës për Dialog, kryetarja e shtetit ka theksuar se gratë janë ndër prioritet kulmore të Kosovës.

“Si grua, si shtet që ndan një eksperiencë të dhimbshme që ka dalë nga hiri i luftës, nuk dëshiroj të ndaj vetëm storien dhe historinë e suksesshme me botën, por t’i ftoj të gjithë në këtë hapësirë dhe më gjerë të përfshirë në mënyrë aktive, në një përfaqësim më të barabartë. Nevojiten vendime, sepse ka një dallim mes nevojave, ajo është një sfidë e përgjithshme…Gratë janë ndër prioritet kulmore të Republikës së Kosovës, në linjë me angazhimin tonë për përfaqësim e grave në shoqërinë tonë. Po ashtu, miratuam edhe legjislacion që harmonizon me ligjet tjera që të mundësojë krijimin e politikave”, ka përfunduar Osmani.

Presidentja e Kosovës ka deklaruar se të drejtat e grave nuk negociohen.

Kujtojmë se këtë vit tema e Forumit të Prespës për Dialog është: “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne evropiane të sigurisë”. Kjo përkon me katërvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, e cila i ka dhënë fund një kontesti për emrin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë./kp/Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleRegjistrohen 72 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni
Next articleLia e majmunëve arrin në Serbi