Home Lajme nga Kosova Mbi dy orë, vazhdon takimi i Kurtit me veteranët

Mbi dy orë, vazhdon takimi i Kurtit me veteranët

11
0

Kanë kaluar dy orë prej që ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti me ushtruesin e detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, si dhe kryetarit të shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari. 

Ende nuk ka ndonjë informacion se sa do të zgjas ky takim si dhe a kanë arritur ndonjë marrëveshje palët për përfshirjen e veteranëve në Projektligjin për pagën minimale.

Ndërkaq, në takim me Kurtin kanë shkuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku dhe kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari.

Ndryshe, të enjten, veteranët e luftës së UÇK-së për tetë orë kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës me kërkesën që të ndërpritet seanca plenare dhe të merren parasysh kërkesat e tyre për përfshirje në Projektligjin për pagën minimale.

Pas shumë përpjekjeve për vazhdim të seancës, një gjë e tillë ka qenë e pamundur edhe për shkak të protestës së opozitës në Kuvend të Kosovës. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleKallëzim i rremë ndaj zyrtarit policor se e ka intoksikuar, kërkohet paraburgim ndaj një personi
Next articleMeta takon presidentin e Azerbajxhanit: Gazsjellësi TAP me rëndësi të jashtëzakonshme për sigurinë energjetike të Evropës