Home Lajme nga Kosova MAShTI për mbarëvajtjen e Testit të Arritshmërisë, evidentoi probleme por edhe avancim

MAShTI për mbarëvajtjen e Testit të Arritshmërisë, evidentoi probleme por edhe avancim

13
0

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se në bazë të raportit të nxjerrë nga informatat e mbledhura në terren është vërejtur një avancim në procesin e administrimit të pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë, të mbajtur më 14 qershor 2022.

Sipas njoftimit përmes rrjetit social në Facebook, thuhet se janë evidentuar edhe disa probleme në disa qendra të testimit, si pasojë e mosrespektimit të udhëzimeve të hartuara nga ministria.

“Problemet e evidentuara gjatë mbajtjes së pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë janë: mospërmbajtja e rregullave dhe udhëzimeve nga komisionerët dhe administruesit e qendrave të testimit; vonesa të administruesve në disa qendra të testimit dhe përdorimi i telefonave celular nga nxënësit”, thuhet në njoftim.

MAShTI gjithashtu bën të ditur se, lidhur me mosrespektimin e udhëzimeve gjatë mbajtjes së pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë janë marrë masat adekuate ndaj 2 administruesve, ndërsa nxënësve të cilët kanë përdorur telefonin celular dhe që janë evidentuar nga administruesit do t’u llogariten vetëm pikët nga lëndët në pjesën e parë të testit. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleBilalli Zendeli: Jemi më afër se kurrë largimit të vetos bullgare
Next articleLajçak: Mesazhi më i rëndësishëm i Marrëveshjes së Prespës është se çdo problem ka zgjidhje nëse ka vullnet politik