Home Lajme nga Kosova Ish-komandanti i UÇK-së: Në batalionin tim i kam pasur 250 ushtarë, tash...

Ish-komandanti i UÇK-së: Në batalionin tim i kam pasur 250 ushtarë, tash numri ka shkuar në 600

10
0

Aziz Bici, këshilltar i kryeministrit për Kategoritë e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë së listat e veteranëve duhet të pastrohen, pasi sipas tij, pjesë e tyre janë edhe ata të cilët nuk kanë marrë pjesë në luftë.

Bici ka deklaruar se si komandant i ka pasur 250 ushtarë të armatosur në menaxhim, ndërsa pas luftës, si veteranë janë regjistruar 600.

E kjo ka thënë se është bërë pa nënshkrimin e tij. Ndaj, sipas tij, Komisioni Qeveritar do të duhej të vërtetonte se kush ka qenë veteran e kush jo.

Deklaratën e tij të cilën e ka dhënë në KTV e ka shpërndarë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, të premten.

“Në batalionin ku kam qenë unë komandant, i kam pas rreth 250 ushtarë të armatosur. Tash numri ka shkuar në 600, pa nënshkrimin tim. Komisioni qeveritar do të ishte dashur t’i vërtetonte kush ka qenë veteran e kush jo”, ka thënë Bici, ish-komandant i Batalionit të parë të Brigadës 142, Zona Operative e Shalës së UÇK-së.

Veteranët po kërkojnë që të përfshihen në Projektligjin për pagën minimale, i cili u miratua në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të martën.

Në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në këtë projektligj, kanë mbajtur protestë të enjten para Kuvendit.

Por, ekzekutivi pretendon se listat janë të fyera e rrjedhimisht pensionet do të rriten pasi ato të pastrohen. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleNë 79 vjetorin e lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Ukshini është shumë i gjallë
Next articlePetkov: Nëse vendimi nuk kalon në Kuvend, në Bruksel do të them se nuk ka heqje të vetos