Home Lajme nga Shqiperia I vuri zjarrin barishteve, merr flakë gjithë shtëpia dhe shkrumbohet tërësisht

I vuri zjarrin barishteve, merr flakë gjithë shtëpia dhe shkrumbohet tërësisht

13
0

21:45 17/06/2022

Një zjarr i madh është përhapur në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje. Një zjarr i ndezur nga një qytetar për të djegur barishtet e bahçes.

Por flakët u përhapën aq shumë dhe dolën jashtë kontrollit duke djegur tërësisht banesën private të tij. Policia shoqëroi në komisariat L.Mezinin, personin që ndezi barishtet dhe dogji shtëpinë.

Zjarri është përhapur, ndërsa banorët kanë dalë të alarmuar nga shtëpitë.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrfikësve dhe po përpiqen për të shuar zjarrin. /tvklan.al




Huazuar nga

Previous articleTensione në Sofje, pas shkarkimit të kryeparlamentarit dhe akuzave për mosmarrëveshje me Maqedoninë
Next articleNë 79 vjetorin e lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Ukshini është shumë i gjallë