Home Lajme nga Kosova Gjykata vendos në favor të Shaip Kamberit, zgjedhjet në Tërnoc do të...

Gjykata vendos në favor të Shaip Kamberit, zgjedhjet në Tërnoc do të mbahen për herë të katërt

14
0

Për 12 vota, kreytari i koalicionit i Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi nuk ka arritur që të marrë ulëse në Kuvendin e Serbisë.

Por, zgjedhjet në Tërnoc do të mbahen sërish, pas ankesës që kanë ushtruar për anulimin e votave dhe ripërtëritjen e votimit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i këtij koalicioni, Shaip Kamberi, i cili tha se Gjykata Administrative vendosi në favor të ankesës së tyre.

“Po, para 15 minutave u konfirmua nga Gjykata Administrative: Tërnoci shkon në rivotim sipas ankesës tonë”, ka thënë Kamberi, për Kallxo.com.

Kandidatit për deputet, Shaip Kamberi, i duhen gjithsej 610 vota.

Tashmë është hera e katërt me radhë që do të mbahen zgjedhjet në Tërnoc, pas ankesave për anulim të votave.

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, që përbëhet nga Partia për Veprim Demokratik bashkë me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen e Progresit Demokratik mori 9,644 vota të cilat nuk ia dhanë një mandat shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë.




Huazuar nga

Previous articleMilloshoski publikon fragment nga propozimi për kornizën negociuese të BE-së: Përkeqësime serioze të imponuara si kushte shtesë
Next articlePër deklarimet se mund të bjerë qeveria, deputetja Statovci: Koalicioni është stabil